Gjyqtari Florent Zeqiri, i kanosuri nga përmbaruesi

Gjyqtari Florent Zeqiri i Gjykatës Komerciale është kanosur sot në vendin e tij të punës nga një përmbarues (emër i njohur për redaksinë).

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se gjyqtari e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.

Ai ka deklaruar se derisa ishte duke punuar në zyrën e tij, në atë ambient ka hyrë kërcënuesi I.M.

“Ai e ka mbyllur derën dhe ma ka kanosur!”, mësohet të ketë deklaruar gjyqtari para hetuesve policorë.

Pala e dyshuar është intervistuar nga njësia regjionale e hetimeve.

Ndaj tij prokurori i rastit e ka iniciuar rastin si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri në këtë kanosje. Hetimet po i  vazhdon njësia e hetimeve rajonale./Reporteri.net/

Read Previous

Orari i reduktimeve të rrymës nga KEDS gjatë ditës së shtunë

Read Next

Escobar: Kosova s’po na trajton si partner