Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Gjykata Speciale i ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për rastin e administrimit të drejtësisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Specialja përmes një komunikate për media.
“Në vendimin për rishikimin e paraburgimit më 3 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Gjykatësi Gosnell konstatoi se ekziston një rrezik real që të akuzuarit, nëse do të liroheshin, mund të pengonin ecurinë e procesit dhe të kryenin vepra penale të tjera”, ka njoftuar Specialja.
Në fillim të dhjetorit të vitit 2024, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ngriti aktakuzë të re kundër Thaçit dhe të tjerëve duke i akuzuar ata për “përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.
Pos Thaçit, aktakuzë ishte ngritur gjithashtu ndaj Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Në aktakuzë, të dyshuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të pretenduara të luftës Thaçi dhe të tjerët.
Thaçi, Kilaj, Smakaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat e Speciales. /Albanianpost.com
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.