Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun në lidhje më masakrën e Lushnjës.

Ngjarje kjo, e ndodhur në shtator të vitit 2017.

Ka qenë Prokuroria e Posaçme SPAK që ka kërkuar burg përjetë.

Si u arrestua Haxhiu?

Sipas autoriteteve, Laert Haxhiu 31 vjeç nga Lushnja dhe Juxhin Barjami 35 vjeç nga Delvina, po udhëtonin së bashku me një shqiptar 22 vjeç, i cili rezulton i kërkuar në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Haxhiut policia greke i ka gjetur një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga INTERPOL Tirana.

Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”.

Atyre u janë sekuestruar 1 mijë e 400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti BMË X6 i Juxhin Barjamit.

Për çfarë akuzohet në Shqipëri?

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Haxhiun me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në mars 2023, lidhur me të njëjtën ngjarje, Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së duke dënuar me burgim të përjetshëm autorët e masakrës së Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Dy autorët, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, janë akuzuar për vrasjen e tyre të kryer në vitin 2017.

Në atentatin për vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares u plagosën Bujar Turku e Marjus Xhepexhiu.

Ndërsa Laert Haxhiu vijonte asokohe të ishte në kërkim, teksa hetimi ndaj tij ishte pezulluar dhe në bazë të Kodit të ri pas një viti riniste procesi në mungesë.

Por, me kapjen rishtazi, ai vihet në dispozicion të drejtësisë shqiptare për gjykim tashmë.

Bilbili dhe Kaloshi u dënuan si autorë të masakrës së Lushnjës, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën më 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.

Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Anterio Kaloshi u arrestua më 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec më datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit.

Ndërkaq, Orges Bilbili u kap më datë 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici pasi tentoi të largohej. /Albanianpost.com

Read Previous

Kurti, Macronit: Qeveria serbe po i frikëson e shantazhon serbët në Kosovë

Read Next

Priten më shumë turistë në Gjakovë në pjesën e dytë të vitit