Gjimshiti fiton “derbin shqiptar” ndaj Rrahmanit

Java e 30-të e Serie A e ngriti siparin me ndeshjen Napoli-Atalanta . Në stadiumin “Maradona” kanë triumfuar zikaltrit e trajnerit Gasperini, të cilët shënuan dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër “in extremis” në të dytën.

Disfata e radhës për kampionët e Italisë në fuqi, të cilët vijojnë trendin e një kampionati mjaft problematik e në krizë, pavarësisht se kanë ndërruar tre trajnerë brenda këtij sezoni. Me këtë fitore, Atalanta pozicionohet në vendin e 6-të të renditjes për momentin, me 50 pikë, ndërsa Napoli një vend më poshtë, me 45 pikë.

Referuar kronikës së ndeshjes, goli i parë u realizua nga Miranchuk në minutën e 26-të, ndërsa i dyti nga Scamacca në fundin e pjesës së parë (45’). Pjesa e dytë ishte më kërkuese për napolitanët, por nuk u treguan efikasë në finalizim.

Duhet përmendur fakti se ky ishte njëlloj “derbi shqiptar” për faktin se te Napoli luajti me kohë të plotë Amir Rrahmani, ndërsa te miqtë Berat Gjimshiti. Kapiteni “kuqezi”, i lodhur nga angazhimet me kombëtaren shqiptare, e nisi nga stoli kësaj here. Ai u hodh në fushë në minutën e 67-të, në vend të Kolasinac, për të mbrojtur epërsinë 2-0, e cila u thellua në minutën e 88-të nga Koopmeiners në 3-0. /Telesport.al/

Read Previous

Renditja e re e dhjetë fituesve të mundshëm të Topit të Artë 2024

Read Next

Bizneset e reja të regjistruara, Murati tregon shifrat