Gjermani – Mjekët në protestë për paga më të larta

GJERMANI– Mjekët në spitalet anembanë Gjermanisë dolën në protestë në mbështetje të kërkesave për paga më të larta dhe përmirësim të kushteve të punës. Në Hamburg, rreth 2 000 mjekë marshuan në qendrën e qytetit duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Punë e mirë-pagë e mirë” dhe “Të mbingarkuar-të paguar pak”.

Protesta kishte në shënjestër spitalet publike në shtatë nga 16 landet e Gjermanisë dhe spitalet private. Kujdesi emergjent nuk u pezullua nga protesta, transmeton dpa. Sindikata e mjekëve “Marburger Bund” po kërkon kompensim për inflacionin që nga rritja e fundit e pagave në vjeshtën e 2021, dhe një rritje prej 2,5% të pagave për 55 000 mjekë spitalorë. Protesta të tjera janë planifikuar në shtetet e tjera më 30 mars. /atsh

Read Previous

Një peshkaqen robotik nga Thames mbledh 21,000 shishe në ditë

Read Next

Dhjetëra mijë vende pune në rrezik pas blerjes së bankës Credit Suisse nga rivali UBS