Gjenerali amerikan: Sulmi i Izraelit ndaj Iranit një paralajmërim dhe një mesazh për të gjithë

Sulmi ndaj Iranit herët të premten ka të ngjarë të jetë një masë hakmarrëse dhe një mesazh paralajmërues, tha për CNN një gjeneralmajor i ushtrisë amerikane në pension.

Për ditë të tëra, Izraeli ka peshuar përgjigjen e tij ndaj sulmeve të paprecedentë të fundjavës nga Irani, të cilat u nisën si hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Siri në fillim të këtij muaji.

Një zyrtar amerikan tha për CNN se sulmi i së premtes ishte një sulm izraelit. Izraeli ka refuzuar të komentojë mbi të.

“Izraeli duhet të ruajë vigjilencën e tij në rast se Irani vendos të përgjigjet me një shfaqje tjetër force”, tha gjeneralmajor në pension Mark MacCarley.

Duke vënë në shënjestër provincën iraniane të Isfahanit – vendi i objekteve të rëndësishme bërthamore – Izraeli ka të ngjarë të paralajmëronte se mund të mposhtte lehtësisht mbrojtjen e Iranit, tha MacCarley.

“Unë mendoj se ka pasur një proces shumë të qëllimshëm mendimi nga ana e kabinetit të luftës izraelite,” tha ai.

“Izraelitët duhej të hakmerreshin, por në të njëjtën kohë, brenda asaj hakmarrjeje ishte një mesazh, dhe që ishte, ‘Po, ne mund të kalojmë. Mos e bëni më. Nëse e bëni përsëri, atëherë gjithçka do të shpërthejë”, tha gjenerali. /Top Channel/

Read Previous

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen thirrje palëve për vetëpërmbajtje

Read Next

Maqedonci: Serbia do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën