Gjendet një trup i pajetë në lumin Dri

Rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se në lumin Dri në fshatin Krajk dyshohet se është gjetë një trup i pajetë.

Patrolla policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lumë është gjetur një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër.


E ndjera tashmë është gjetur nga një peshkatar që ka qenë duke peshkuar aty.


Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bërë identifikimi i kufomës ende.

Njofton për Tv Syrin, Shaqir Bytyqi, Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun në Policinë e Prizrenit.

Ndërkaq sipas burimeve të mediumit tonë, viktima dyshohet të jetë A.M, e cila dyshohet se u hodh javë më parë nga “Ura e Fshajtë në Gjakovë”.

Read Previous

Nga 1 gushti, bankat në Kosovë obligohen me rregullore të ofrojnë llogari bazike falas për klientët bankar

Read Next

Pritja e mërgimtarëve te Dheu i Bardhë deri në 4 orë e gjysmë, në Merdarë deri në 2 orë