Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Dy raste janë shënuar në Prishtinë, ku një grua ka njoftuar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe është kanosur me thikë nga një i dyshuar. Ai gjendet në arrati, e rasti është nën hetime.

Në kryeqytet është raportuar një mosmarrëveshje, ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht një grua. Palët janë intervistuar dhe më pas është arrestuar i dyshuari.

Dy raste të dhunës janë regjistruar edhe në Fushë-Kosovë. Dy persona kanë sulmuar dy viktima gra, derisa njëri është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Raste të dhunës në familje janë shënuar edhe në Obiliq.

Një shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur mosmarrëveshje me një person. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore.

“I dyshuari i lartcekur nuk është hasur në shtëpi. Në cilësinë e të dyshuarve lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy persona tjerë të dyshuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.

Ndërsa, një grua është kërcënuar me armë zjarri nga i dyshuari. Gjatë kontrollit në shtëpi, janë gjetur dy pistoleta me 27 copë fishekë.

Rasti është iniciuar si “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”. /RTK/

Read Previous

Stano: Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme edhe pse nuk është nënshkruar

Read Next

Haxhiu: Veprimet e Prokurorisë ndaj Rozeta Hajdarit dhe Nagip Krasnqit janë hakmarrje për shkak të Vettingu-ut