Gjakovë: Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet për ngacmim

Një zyrtar policor në Gjakovë është arrestuar më 8 maj nën dyshimet se është përfshirë në një rast të ngacmimit IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit.

Sipas Gazetës Sinjali mësohet se polici i arrestuar është Art Dafota dhe tash është ndaluar për 48 orë.

Sipas informacioneve të para, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur 13 vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit. /GazetaSinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Read Previous

Pesë ndeshje të rëndësishme në Superligë

Read Next

Rriten çmimet naftës, cilët janë faktorët?