Gërvalla takon homologen sllovene

Në margjinat e Forumit të Bledit, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon, të cilën e falënderoi për ftesën dhe organizimin e shkëlqyer të Forumit të Bledit, duke theksuar se ky forum po luan një rol të madh në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në qendër të diskutimeve ishte roli i Sllovenisë gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, i cili përkon me debatin e Asamblesë së Përgjithshme të shtatorit, kur liderët botërorë do të mblidhen në Nju Jork.

Ministrja Gërvalla dhe homologia e saj sllovene diskutuan gjithashtu për marrëveshjet ndërshtetërore, njohjen reciproke të patentave të shoferëve, zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës./indeksonline/

Read Previous

“Business Traveller”: Aventurat në Shqipëri

Read Next

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë