GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhjet e Kosovës

Organizata GERMIN do të organizojë një tryezë diskutimi me temën “Votimi nga Jashtë Vendit, Diaspora në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”.

Në këtë ngjarje pritet të trajtohen sfidat dhe mundësitë që lidhen me pjesëmarrjen e diasporës në proceset zgjedhore, si dhe mënyrat për të lehtësuar votimin nga jashtë vendit.

Diskutimi synon të nxjerrë në pah rëndësinë e përfshirjes së mërgatës në vendimmarrjen politike në Kosovë./express

Read Previous

​28 vjet nga masakra e Lybeniqit

Read Next

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë sot