Gazetarja grabitet në transmetim të drejtpërdrejtë duke raportuar për Kupën e Botës

Një gazetare e televizionit argjentinas është grabitur drejtëpërdrejtë në transmetim teksa raportonte në Katar për Kupën e Botës.

Dominique Metzger ishte duke transmetuar nga zona e fansave në Doha për ndeshjen e parë të turneut e cila luajti dje dhe ajo raportoi se i kishin vjedhur sendet. Ajo e raportoi incidentin në policinë locale dhe u befasua nga përgjigja e tyre.

Ajo tha për “Todo Noticias” se policia premtoi për identifikimin e autorit dhe i kishin thënë se ajo vet mund të zgjidhte se çfarë dënimi do t’i jepte atij.

“Kisha me vete çantën time të vogël me të gjitha gjërat kryesore personale, portofilin, çelësat e dhomës së hotelit e disa aksesorë të tjerë. Unë isha me turmën duke raportuar dhe dikush kishte hapur zinxhirin e çantës duke më marrë portofolin”, tha gazetarja.

“Në atë moment nuk e kuptova, isha në transmetim live, kishte muzikë dhe zhurmë, shumë njerëz, nuk po i kushtojë vëmendje çantës.”

Në përpjekje për të goditur këto krime, Katari ka instaluar mijëra kamera rreth stadiumeve dhe 15 mijë kamera me rezolucion të lartë  brenda çdo stadium, të ndihmuara nga teknologjia e njohjes së fytyrës.

Gjatë momentit kur ajo ishte duke raportuar në komisariat, është habitur kur policia i tha se çfarë dënimi dëshironte t’i jepte grabitësit, 5 vite burg apo ta dëbonte përgjithmonë. Ajo kishte mbetur e shokuar dhe i kishte kërkuar që vetëm të gjenin portofolin e saj.

Kujtojmë se pak ditë më parë, një ngjarje tjetër është regjistruar në Katar, ku një gazetar është dhunuar psikologjikisht dhe dëbuar me dhunë nga disa zyrtarë. Ai ishte duke raportuar në transmetim të drejtëpërdrejtë rreth atmosferës në prag të Botërorit, dhe personat zyrtarë të Katarit e kanë detyruar atë të largohet e të fikë kamerën, ose do ia thyenin. / h.ll/abcnews.al

Read Previous

Zelensky: Rusia ka lëshuar më shumë se 4700 raketa që nga fillimi i luftës

Read Next

Iniesta thotë se Spanja e fiton botërorin, por tregon kush do ta bëj befasinë më të madhe