Gati 30 mijë euro gjenden në një automjet afër liqenit të Vërmicës, nis hetimi për shpërlarje parash

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullit afër liqenit të Vermicës në mbrëmjen e së mërkurës, ka hasur në një automjet me një person brenda të cilit gjatë kontrollit i ka gjetur një zarf me 29 mijë e 200 euro.

Rasti është iniciuar si “Shpërlarje parash” dhe po hetohet nga njësitet përkatëse.

Njësiti policor gjatë patrullimit afër liqenit ka hasur një automjet me ngasës M/K. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një zarf me para në vlerë 29.200€. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Koha.net/

Read Previous

Vazhdon edhe më tej shtrenjtimi i naftës

Read Next

​Arteta i kënaqur me Arsenalin: Ky është standardi që duhet ta mbajmë