Gareth Southgate dorëhiqet nga Anglia

Trajneri Gareth Southgate ka dhënë dorëheqje nga kombëtarja angleze.

Pavarësisht se i udhëhoqi Tre Luanët në dy finale radhazi në EURO, kjo nuk i ka mjaftuar as atij, as federatës.

Ai ishte për tetë vjet në krye të Anglisë, ku pos dy finaleve në Evropian, numëron një çerekfinale dhe një gjysmëfinale në Kupën e Botës.

“Si anglez krenar, ka qenë nder i jetës sime të luaj për Anglinë dhe ta menaxhoj Anglinë”, ka thënë Southgate.

“Ka nënkuptuar gjithçka për mua, dhe i kam dhënë gjithçka”.

“Por, ka ardhur koha për ndryshim, dhe për një kapitull të ri. Po e lë rolin tim”./Klankosova.tv

Read Previous

Të enjten hapet Festivali i parë i Gastronomisë në Gjakovë

Read Next

Wesley Clark emërohet anëtar nderi i Odës Amerikane dhe i Bordit të Guvernatorëve