Fundoset anija me 68 emigrantë në Greqi

Greqia shpëtoi nëntë emigrantë dhe është në kërkim për dhjetëra të tjerë që besohet se ishin të zhdukur pasi varka e tyre u fundos në ishullin Evia herët të martën, tha roja bregdetare.

Nëntë persona janë shpëtuar nga anija, e cila u përmbyt në skajin jugor të Evia, tha zëdhënësi i rojes bregdetare greke, Nikos Kokkalas për transmetuesin shtetëror ERT, raporton Reuters.

Raportohet se rreth 68 persona ishin në varkë.

Një anije e rojes bregdetare, një helikopter dhe dy varka që lundrojnë aty pranë po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit nën erërat e forta, tha roja bregdetare në një deklaratë.

Greqia ishte në vijën e parë të krizës evropiane të migracionit në vitin 2015 dhe 2016, kur rreth një milion refugjatë që ikën nga lufta dhe varfëria në Siri, Irak dhe Afganistan mbërritën në vend, kryesisht nëpërmjet Turqisë.

Read Previous

KMDLNj për serbët nga veriu i Kosovës: Edhe marrin rrogë nga buxheti i Kosovës, edhe kërcënojnë

Read Next

Rizvanolli: Nuk përjashtohet rritja e çmimit të rrymës pas uljes së temperaturave