Fundjava nis me fluks mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë mjetesh e qytetarësh të Kosovës të cilët kaluan në pikën e përbashkët kufitare të Morinit.

Policisë kufitare i është dashur të punojë me procedurë të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës, për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi. Shtatë sportele kanë qenë në funksion të plotë.

Heqja e masave kufizuese të pandemisë së koronavirusit që prej datës 1 maj ka bërë që të rritet gjithmonë e më shumë fluksi i qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit.

Sipas Policisë Kufitare, në orët e para të kësaj të shtunë kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 3260 automjete dhe rreth 6100 qytetarë. Bregdeti mbetet më i preferuari nga shtetasit e Kosovës, por nuk përjashtohen edhe vizitat në qytetet e tjera turistike./A2news/

Read Previous

27 persona vdesin pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë tregtare në Indi

Read Next

Ministria e Drejtësisë pritet të hap konkurs të ri për noterë