Fundi i muajit tetor, sjell dizajnin e ri të pasaportës zvicerane

Në fund të këtij muaji qytetarët zviceranë do të pajisen me një seri pasaportash me dizajn të ri dhe  përditësimet më të fundit të sigurisë.

Këshilli Federal i Zvicrës, përmes një deklarate të dhënë për mediat shpjegoi procedurat.

Personat që dëshirojnë të marrin një pasaportë me dizajn të ri duhet të caktojnë një takim në një zyrë pasaportash në vend ose në një përfaqësim zviceran jashtë vendit.

Tarifat për marrjen e një pasaporte të re mbeten të pandryshuara.

Personalizimi dhe transporti do të kryhen nga Zyra Federale për Ndërtesat dhe Logjistikën (BBL).

Dokumentet e identifikimit të lëshuara më parë gjithashtu mbeten të vlefshme deri në datën e shënuar të skadencës.

Këshilli sqaron gjithashtu se pasaportat e reja zvicerane do të lëshohen në formën e tyre të zakonshme, të pasaportave diplomatike, pasaportave të shërbimit dhe dokumenteve të udhëtimit, si dhe pasaporta për shtetasit e huaj që tashmë jetojnë në Zvicër.

Ato do kenë të pandryshuar ngjyrën e tyre të kuqe, ndërsa risi do vijë  “Zvicra e Pestë”, kategori e cila përfaqëson diasporën dhe synon përfaqësimin e zvicerianëve jashtë vendit.

Zyra e Policisë Federale të Zvicrës (Fedpol) kishte njoftuar për rinovimin e pasaportave zvicerane në gusht, e cila gjithashtu zbuloi se edhe pse dizajni i pasaportave zvicerane do ndryshojë, funksionaliteti dhe procesi i performancës do të mbetet i njëjtë.

Dizajni u përditësua për herë të fundit në vitin 2006, kur u përshtat me standardet e sigurisë së kohës për të përfshirë biometrikën.

Një tjetër vend i Shengenit që ka ndryshuar pasaportën, dy vite më parë, është Norvegjia.

Autoritetet norvegjeze kanë zbuluar se këto pasaporta të reja, për të cilat qytetarët mund të aplikojnë, janë më të sigurta dhe të vështira për t’u falsifikuar.

Gjithashtu versioni i ri i pasaportës përfaqëson një hap të rëndësishëm në parandalimin e krimit të lidhur me identitetin në Norvegji. /Albanianpost.com

Read Previous

Musk kërkon të fusë çipa në trurin e njeriut në mënyrë që të mbijetojnë përballë teknologjisë në të ardhmen

Read Next

​Verbeek: Do të përkrahim pushtetin lokal në Kosovë edhe përmes projekteve