FSK-ja e Ushtria Amerikane shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ushtarët e FSK-së së bashku me ata amerikanë, kanë shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë.

Mehaj tha se ky donacion është dhuruar nga Ushtria Amerikane dhe u shpërnda në disa komuna të vendit.

“Donacioni u shpërnda në disa komuna të vendit, si në Prishtinë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Dragash”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore”, ka shkruar Mehaj.

/KlanKosova/

Read Previous

Pas mesnatës ndërrohet ora

Read Next

​Latifi kërkon bashkëpunim më të madh me Turqinë në shëndetësi