Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Shenjat zyrtare të vendbanimeve në gjuhën shqipe të vendosura gjatë ditës së djeshme në veri, janë dëmtuar.
Siç shihet në fotografinë e mëposhtme, është fshirë vetëm emri i vendbanimit në gjuhën shqipe, njofton Klankosova.tv.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten bëri me dije se ka marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largohen të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.
“Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”, thuhej në postimin e ministrit Aliu.
Për të njëjtën temë, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video.