Franco Federici: Ishte nder dhe privilegj të jem komandant i KFOR-it

Komandanti në largim i KFOR-it, Franco Federici, ka thënë se për të ishte një nder dhe privilegj që kishte këtë detyrë në Kosovë.

Ai në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it deklaroi se kosovarët atë e bën të ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Faleminderit të gjithë pjesëtarëve të KFOR-it, faleminderit krerëve dhe politikanëve të Kosovës dhe ambasadorëve të shteteve tjera që janë në Kosovë”.

“I falënderoj edhe qytetarët e Kosovës që më bën të ndjehem si në shtëpinë time, ishte një nder dhe privilegj të jem aty”, është shprehur Federici./GazetaSinjali

Read Previous

Kusari-Lila e shoqëruar nga ministri Hajrulla Çeku vizituan disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore- E SPONSORIZUAR

Read Next

Të hënën do të punohet me skenarin C në shkollat që do të shfrytëzohen për votim