Të hënën do të punohet me skenarin C në shkollat që do të shfrytëzohen për votim

Të hënën, një ditë pas zgjedhjeve nuk do të mbahet mësim në shkollat që janë qendra të votimit të punohet me skenarin C, ndërkaq ato që nuk janë qendra të votimit të vazhdojnë me procesin e rregullt mësimor.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka njoftuar se më 18 tetor, duhet të dezinfektohen të gjitha objektet shkollore.

“Siç e dimë zgjedhjet mbahen më 17 tetor dhe kemi marrë vendim që me datë 18 tetor, shkollat që janë qendra të votimit të punojnë me skenarin C, ndërkaq ato që nuk janë qendra të votimit të vazhdojnë me skenarët që i kanë aplikuar deri atë ditë.”

Zëvendësministri Pupovci ka thënë shumica e shkollave po zhvillojnë procesin mësimor me prezencë të plotë.

“Nga 779 shkolla fillore dhe të mesme, 539 punojnë me skenarin e rikthimit të plotë. 227 shkolla punojnë me skenarin A, por me orar të shkurtuar. I kemi vetëm 13 shkolla që punojnë me skenarin B. Kjo po ashtu ndodhë për shkak të numrit të lartë të nxënësve.”

Pupovci ka bërë thirrje të respektohen masat për mbrojtje nga COVID 19. Sa i përket teksteve shkollore zëvendësministri ka hedhur fajin mbi DKA-të që nuk kanë paraqitur të dhëna të sakta.

“Sipas udhëzimit administrativ, tekstet shkollore duhet të ripërdoren. Pra, shkollat i mbledhin në fund të vitit dhe rishpërndahen. Më 15 qershor, MASHTI ka dërguar njoftimin se këtë vit shkollor do të ndajë tekstet shkollore për klasat 1-5. Ndërsa, për të tjerat shkolla ti mbledhë e ti shpërndajë. MASHTI ka reaguar duke i dërguar komisionet për të parë nëse i kanë dërguar. Kemi gjetur se shpërndarja është bërë si duhet, por edhe kemi gjetur se ka pasur kërkesa jo në përputhje me numrin e nxënësve. Ftojmë DKA-të dhe shkollat të sigurohen se i kanë informacionet e sakta dhe nëse ka sa duhet tekste.”

Kostoja është diku mbi 8 milionë euro, ka njoftuar Pupovci. Shkalla e vaksinimit të mësimdhënësve është 94.6%.

Zëvdendësministri i Arsimi, po ashtu ka thënë se ka kërkuar nga IKSHPK që kur ka zbutje të masave së pari të bëhet në shkolla. Derisa, ai ka folur edhe për konkurset e shkollave me shumicë serbe për mësimdhënës të gjuhës ruse.

“Ne e dimë se shkollat serbe në Kosovë punojnë me kurrikulën e Serbisë, nuk kam informacion nëse përfshihet kjo lëndë në kurrikulën e tyre, por mund të supozoj. Është dukuri që duam ta evitojmë”./Koha.net

Read Previous

Franco Federici: Ishte nder dhe privilegj të jem komandant i KFOR-it

Read Next

Putin i thotë gazetares amerikane se “është shumë e bukur” për të kuptuar argumentin e tij