Franco ​Foda zbulon pse nuk e ftoi Ermal Krasniqin

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka mbajtur sot konferencën për media para ndeshjeve të këtij muaji kundër Armenisë dhe Hungarisë.

Foda e nisi konferencën në gjuhën shqipe me “Mirëdita”, ndërsa vazhdoi të tregonte se ka filluar të bëhet grumbullimi i lojtarëve.

Trajneri gjerman theksoi se sot ka të gatshëm 17 lojtarë, kurse pret që nesër të kompletohet kontingjenti prej 24 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji.

Po ashtu, Foda zbuloi se pse mungon sulmuesi i Rapid Buchurestit, Ermal Krasniqi në grumbullimin e tij. Ai tha se gjatë këtyre muajve ka udhëtuar vazhdimisht për të shikuar ndeshjet e lojtarëve të Kosovës, dhe lojtarët e ftuar e kanë bindur se e meritojnë të jenë pjesë e grumbullimit, prandaj edhe janë të ftuar.

“Dardanët”, përballen me Armeninë më 22 mars, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë kundër Hungarisë. /KosovaPress/

Read Previous

Von Cramon: Ka nevojë për përfundim të suksesshëm të dialogut Kosovë – Serbi

Read Next

Escobar takoi familjen e heroit Afrim Bunjaku gjatë vizitës në Kosovë