Franck Kessie ende nuk ka vazhduar kontratën me Milanin

Mesfushori ivorian ka refuzuar tri oferta nga Rossonerët për vazhdimin e kontratës.

Kuqezinjtë i kishin ofruar fillimisht pesë milionë euro, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga ai.

Oferta e fundit e Milanit në drejtim të lojtarit ka qenë 6,5 milionë euro në vit, por edhe kjo ofertë ishte refuzuar.

Tuttosport ka raportuar se Kessie dëshiron pagë prej tetë milionë eurove në sezon.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, 1,5 milionë euro i ndajnë palët nga marrëveshja.

Nga ana tjetër skuadra tjera të mëdha si Liverpool, Tottenham Hotspur e PSG po e ndjekin situatën e afrikanit te Milani.

Kessie është futur në vitin e fundit të kontratës me Milanin dhe nëse nuk vazhdon kontratën në verë largohet si futbollist i lirë. /Telegrafi/

Read Previous

Krasniqi: Delta nuk kursen as fëmijët e vegjël

Read Next

Policia e Kosovës pranon një donacion nga SHBA, për të zbuluar substancat e rrezikshme