Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për mungesat në skuadër në prag të ndeshjeve të para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Në konferencën për shtyp, Foda ka pranuar se Kosova do të jetë pa disa futbollistë me përvojë, përfshirë Florent Muslijën dhe Elvis Rexhbeçajn, të cilët mungojnë për shkak të lëndimeve.
Megjithatë, trajneri gjerman ka theksuar se ka besim te futbollistët e grumbulluar, duke shtuar se mungesat mund t’u japin mundësi lojtarëve të tjerë për të dëshmuar veten.
“Na mungojnë disa lojtarë me përvojë dhe të rëndësishëm. Disa janë tërhequr, ndërsa për shkak të lëndimeve mungojnë Muslija dhe Rexhbeçaj”, deklaroi Foda.