Foda flet për taktikat e ndeshjes: Do të luajmë në mënyrë sa më agresive dhe të sulmojmë sa më shpejt

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media në Yerevan të Armenisë, ku trajneri Franco Foda tha se seancat stërvitore ishin shumë të mira në Prishtinë, edhe pse koha, sipas tij, nuk ka qenë aq e përshtatshme.

Foda foli edhe për gjendjen e ekipit, ku tha se kapiteni Amir Rrahmani dhe mesfushori ofenasiv, Milot Rashica, kanë pasur disa probleme të vogla muskulore, por tashmë të dy janë mirë.

“Po, kemi punuar goxha shumë në aspektin taktik, kemi punuar shumë se si duhet të jemi të organizuar në fushë dhe pjesa e agresivitetit të lojës ka qenë njëra prej tyre sepse duam që të luajmë futboll sa më të shpejt të mundshëm në të gjitha fazat”

“Armenia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të mirë, sidomos teknikisht dhe që të dyja kanë paraqitje solide. Në tri ditët e fundit jemi koncentruar në aspektin taktik. Do të luajmë në mënyrë sa më agresive dhe të sulmojmë sa më shpejt”, tha Foda, njofton Klankosova.tv.

Ai po ashtu tha se edhe Kosova edhe Armenia kanë lojtarë të mirë dhe kanë paraqitje solide, sidomos në repartin e mbrojtjes.

Kosova nesër do të luaj kundër Armenisë në ndeshjen e parë miqësore për këtë vit, e që është edhe ndeshja e parë e trajnerit të ri, Franco Foda./klankosova/

Read Previous

Besimtarët e Teqes së Madhe shënojnë Sulltan Nevruzin

Read Next

Kryhen inspektime për identifikimin e punëtorëve të padeklaruar, gjobiten punëdhënësit