Fituesit e turneve Major të CS:GO ndër vite

Që nga lansimi i video-lojës CS:GO nuk kanë munguar as turnetë profesional të cilët organizohen gjatë gjithë vitit.

Ngjarjet më të rëndësishme në CS:GO janë turnetë Major, ku skuadrat më të mira të botës garojnë për një shumë çmimesh më shumë se 1 milion dollarë.

Kjo shumë ishte shumë më e vogël në fillimin e organizimeve të turneve Major, mirëpo emocionet dhe rëndësia e tij gjithmonë mbeten të njëjta.

Pasi gara është shumë e madhe jo shumë herë i njëjti ekip arrin që të fitoi turneun Major radhazi, këtë e kanë bërë vetëm ekipet fnatic, SK/LG dhe Astralis.

Ndërsa ekipi Astralis mbanë rekordin për më së shumti turne Major të fituar, gjithsej katër.

Së fundmi u mbajt turneu Major në Rio de Janeiro të Brazilit, ku fitues doli ekipi Outsiders pasi mposhti ekipin Heroic në finalen e madhe.Reklama

Më poshtë i gjeni të gjithë fituesit e turneve Major në CS:GO që nga fillimi i organizimit të tyre:

DreamHack Winter 2013: fitues NiP
ESL Major Series One Katowice 2014: fitues VirtusPro
ESL One: Cologne 2014: fitues NiP
DreamHack Winter 2014: fitues LDLC
ESL One: Katowice 2015: fitues fnatic
ESL One: Cologne 2015: fitues fnatic
DreamHack Open Cluj⁠-⁠Napoca 2015: fitues Envy
MLG Major Championship: Columbus 2016: fitues Luminosity Gaming
ESL One: Cologne 2016: fituesi: fitues SK Gaming
ELEAGUE Major: Atlanta 2017: fitues Astralis
PGL Major Kraków 2017: fitues Gambit
ELEAGUE Major: Boston 2018: fitues Cloud9
FACEIT Major: London 2018: fitues Astralis
IEM Katowice Major 2019: fitues Astralis
StarLadder Berlin Major 2019: fitues Astralis
PGL Major Stockholm 2021: fitues Na’Vi
PGL Major Antwerp 2022: fitues FaZe
IEM Rio Major 2022: fitues Outsiders

/Telegrafi/

Read Previous

Marrëveshja e re që pritet ta lehtësojë krizën globale të ushqimit

Read Next

Vendet më të lira evropiane për t’u vizituar në 2023