Filmi “Zgjoi” pjesëmarrës në Festivalin e Filmit në Romë

Filmi “Zgjoi” i regjisores kosovare, Blerta Basholli, është dhënë premierë tashmë në shumë vende të botës.

Filmi i cili ka fituar plot tri çmime të rëndësishme në Festivalin “Sundance” dhe është propozim i Kosovës në “Oscars 2022”, do të jetë pjesëmarrës tashmë edhe në Festivalin e Filmit në Romë.

Ka qenë Ambasada e Kosovës në Itali, ajo e cila përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se festivali romak do të jetë nikoqir i filmit shumë të suksesshëm vendor.

Ky është njoftimi i plotë nga Ambasada e Kosovës në Itali:

Read Previous

Blinken dhe Borrell kërkojnë vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Read Next

Facebook publikon listën me individë dhe organizata të rrezikshme