Facebook publikon listën me individë dhe organizata të rrezikshme

The Intercept ka publikuar një listë me emrat e 4000 personave dhe grupeve kriminale e terroriste që Facebook i konsideron si të rrezikshëm, supremacistë dhe të dyshuar për terrorizëm.

Më shumë se gjysma e listës konsiston në persona që janë në Lindjen e Mesme, Azinë Jugore dhe disa vende myslimane.

Drejtori i Sigurisë së Facebook, Brian Fishman, ka thënë se rrjeti ka një sistem të tillë sigurie që arrin të filtrojë informacionin dhe aktivitetin e përdoruesve.

Facebook kohët e fundit është përballur me një presion për të qenë më transparent në lidhje me sigurinë kundër individëve dhe organizatave të rrezikshme.

Fishman u shpreh se rrjeti Facebook e ka ndërmarrë këtë veprim për të përmirësuar kushtet e sigurisë së tij. /tvklan.al

Read Previous

Filmi “Zgjoi” pjesëmarrës në Festivalin e Filmit në Romë

Read Next

Der Standard: Borrellit mesa duket po ia shkruan Beogradi postimet në Twitter