Macron dhe Kurti diskutojnë për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin në Ballkan
Bruno Fernandes mund të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë. Ai luan prej më shumë se katër vitesh me “Djajtë e Kuq”, me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2026.
Humbjet e fundit në kampionat, një sezon zhgënjyes për të dhe Unitedin, duket se kanë ndikuar në mëdyshjen e portugezit për të vijuar në “Old Trafford”. Këtë sezon ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Sipas “The Sun”, lojtari ka shfaqur disa pakënaqësi, ndaj dhe lamtumira mund të vijë më shpejt nga sa mendohej. Kjo ka sjellë interesimin e klubeve arabe për 29-vjeçarin, që kushton rreth 70 milionë euro. Duket se Fernandes i ka kërkuar klubit kohë të reflektojë, duke vendosur për të ardhmen pas “Euro 2024”./Epoka e Re