Mbrëmë në palestren sportive “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë u zhvillua xhiroja e pestë ndërmjet Vitisë dhe Liburnit.
Skuadra gjakovare dominoi në parket duke treguar një lojë të mirë me taktikë të udhëhequr nga trajneri Nexhip Selimi dhe ndihmës trajneri Bekim Avdija.
Pjesën e parë të kësaj përballje Liburni e mbylli me 3 gola të shënuara . Edhe në pjesën e dytë kuq e zinjët treguan lojë më të mirë. Pas një angazhimi maksimal të futbollistëve, Liburni arriti të mposht Vitinë duke shënuar fitore me rezultat 1 me 5.
Portieri Prenqi ishte fantastik në këtë ndeshje duke pritur 3 penallti (1 nga 6 metra dhe 2 nga 9 metra) dhe duke pranuar vetëm 1 gol.
Golashënues për Liburnin ishin: Arbër Dobroshi me 2 gola dhe nga 1 golë Mentor Mejzini, Drilon Maxharaj dhe Jon Krasniqi.
Skuadra gjakovare nga katër takime të zhvilluara ka 12 pikë të tubuara dhe pozicionohet në vendin e parë me 4 fitore,0 barazime dhe 0 humbje me golëvarazh 27-10 me plus 17 gola dallim.
Liburni ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar atë kundër Liqenit në Gjakovë ku do të zhvillohet në një afat tjetër.
Javën e ardhshme në xhiron e gjashtë Liburni mirëpret në Gjakovë klubin BB.Llapi nga Podujeva.