Familja e ish presidentit amerikan John Kennedy mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 15 anëtarë të familjes së famshme të ish-presidentit amerikan John Kennedy do të mbështesin rizgjedhjen e presidentit amerikan Joe Biden.

Me këtë lëvizje ata do të përpiqen të zvogëlojnë legjitimitetin e kandidaturës së Robert Kennedy Jr., djalit të vëllait të vetë ish-presidentit John F. Kennedy.

“Unë vetëm mund ta imagjinoj se sa i tmerruar do të kishte qenë babai im Robert Kennedy nga gënjeshtrat dhe sjellja e pabesueshme e Donald Trump”, tha motra e Kennedy Jr., Carrie, duke shtuar se babai i saj mbështeste “barazinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë nga frika. ashtu siç presidenti Biden po bën sot./AlsatM

Read Previous

Stuhia e shekullit në Dubai, a ka lidhje “mbjellja artificiale e reve”?

Read Next

Britania dhe SHBA-ja shpallin sanksione ndaj Iranit