Evertoni i bashkohet garës për transferimin e Agueros

Klubi anglez, Evertoni është i fundit që i është bashkuar garës për transferimin e yllit argjentinas të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Aguero është duke luajtur ndeshjet e fundit me Cityn, pasi nuk ka marrëveshje rinovimi me klubin nga Etihad dhe pritet të largohet në verë.

Shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas transferimit të sulmuesit argjentinas, i cili njihet si golashënues i lindur.

Sipas mediumit britanik The Daily Star, Evertoni po planifikon një ofertë ambicioze për transferimin e Sergio Agueros.

‘Toffees’ nuk kanë mundësi të paguajnë pagën e tij prej 240 mijë funtesh në javë, por shpresojnë ta tërheqin atë me një tarifë të konsiderueshme nënshkrimi.

Chelsea, Tottenham, Barcelona dhe Interi kanë qenë të gjithë të lidhur me transferimin e argjentinasit. /Telegrafi/

Read Previous

A duhet të hanë diabetikët bukë të zezë?

Read Next

Pronari i Arsenalit, Stan Kroenke i gatshëm që të shes klubin