Escobar në Prishtinë: Nga takimi në Ohër pres lajme të mira

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar tha se pret takime produktive të shtunën në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Escobar në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani tha se pret që pas të shtunës të ketë lajme të mira.

“Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër”, tha Escobar.

Ai tha më tej se mbështet çdo rezultat që sjell paqe më afër rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën, Serbinë e rajonin që të bëhen anëtare të plota të komunitetit euro-atlantik.

“Ky propozim evropian është një mundësi e jashtëzakonshme për paqe të rëndësishme ndërmjet dy vendeve.

Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë kemi për qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën dhe tërë rajonin.Reklama

Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë shumë optimist për një zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira…”, tha i dërguari i SHBA-së. 

/Telegrafi/

Read Previous

199 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Osmani: Marrëveshja e nesërme shtron rrugën drejt njohjes reciproke