Erërat e fuqishme rrëzojnë lisin në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur

Një person i moshës 30-vjeçare ka humbur jetën pasi e zuri lisi që u rrëzua për shkak të erërave të forta në Prishtinë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Nxënësit e “Mehmet Akif” në mbrojte të ambientit përmes aktivitetit “Fillo sot, ruaj nesër”