Asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Asnjë rast i ri me coronavirus nuk është konfirmuar të hënën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 55.

Në 24 orët e fundit ministria njofton se janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.829.424 doza të vaksinës.

823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

/Telegrafi/

Read Previous

Hapet ekspozita “Qëndrueshmëria e objekteve shkollore shqipe ndër vite” nga shoqata “7 Marsi”

Read Next

Erërat e fuqishme rrëzojnë lisin në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur