Emisari britanik në Kosovë, pritet në Presidencë nga Osmani

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, përderisa ai pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Peach, për herë të fundit në Kosovë, ishte më 25 tetor të vitit 2022. Gjatë kësaj vizite ai u takua me Kurtin, presidenten Vjosa Osmani dhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin.

Ndër tjera, ai deklaroi se Britania e Madhe do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejtë NATO-s dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. /EO/

Read Previous

Shkupi, qyteti i tretë më i ndotur në botë

Read Next

Berisha: Të gjitha shkollat sot aktivizuan ngrohjet alternative