Ekzekutohen pagesat për 5740 persona që humbën vendin e punës gjatë pandemisë

Ekzekutohen pagesat për 5,740 persona sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike COVID-19.

Kështu njofton ministri i Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati duke shtuar subvencionimi është bërë për ata persona që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë.

“Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100 euro), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50 euro). Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50 për qind e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3 dhe 10 për qind e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1,516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht”, njofton Murati.

Për masën 1.1 është ofruar mbështetje prej 100 euro për tre muaj për ata që janë punësuar nga data 1 korrik, ndërsa për masat 1.2 dhe 1.3 do të përkrahen me nga 50 euro.

/Telegrafi/

Read Previous

Haugen: Facebook dëmton fëmijët dhe zbeh demokracinë

Read Next

11 raste të reja me coronavirus në Kosovë