Eksperti i sigurisë Abazi: Kosova të merr masa parandaluese për sulmet kibernetike

Eksperti i sigurisë Tanzer Abazi ka paralajmëruar se Kosova duhet të ruhet dhe të merr masa parandaluese për sulmet e mundshme kibernetike.

Sipas Abazit, pas çdo konfrontimi politik janë të mundshme edhe këto sulme.

“Kosova dhe Shqipëria duhet të ruhen dhe të jenë të gatshme të përballen me sulme kibernetike të avancuara. Duhet të marrin masat parandaluese. Përvoja na ka treguar se pas çdo konfrontimi politik, konflikti ose trazirash, janë të mundshme sulmet kibernetike”, ka paralajmëruar Abazi.

Ai kujton se Kosova ishte përballur me këto sulme një vit më parë, pas trazirave në veri të vendit.

“Kosova është përballur me sulme kibernetike pas trazirave në Mitrovicën e Veriut para një viti, ku institucionet dhe operatorët e shërbimeve të internetit, përfshirë edhe disa media, kanë hasur probleme në ofrimin e shërbimeve për orë të tëra”, kujton ai.

/Telegrafi/

Read Previous

SHBA paralajmëron se Evropa kërcënohet nga fentanili, një drogë 50 herë më e fortë se heroina

Read Next

Shqipëria kundët Borrellit: Përgjegjësia e asaj që ndodhi nuk qëndron te Kosova