Më shumë nga Ekonomia

Reagon KEK-u, thotë se s’ka kolaps prodhimi

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) përmes një reagimi publik ka njoftuar opinionin publik se operimi i njësive  prodhuese po vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë kolaps prodhimi. Në reagimin e tyre thuhet se njësitë e Termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B” janë të stërvjetruara dhe përballen me defekte teknike të paplanifikuara dhe të vështira...

KESCO: Thirrje për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor

Nga nesër, 21 qershor, e në ditët në vijim pritet që të nisë një mungesë e theksuar e prodhimit vendor të energjisë elektrike. KESCO ka paralajmëruar se në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit. KESCO ka...

​Qytetarët të frustruar me rritjen e çmimeve në Kosovë

Çmimet e produkteve të ndryshme ushqimore kanë pësuar ngritje së fundmi në Kosovë. Qytetarët ankohen se në Tregun Gjelbër në kryeqytet, çmimet e perimeve dhe pemëve janë ngritur dukshëm. Edhe sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një muaj para se rryma të shtrenjtohet, konkretisht në muajin prill 2025, çmimet e konsumit...

A mund t’i mbijetojnë ekonomitë e Izraelit dhe Iranit luftës?

Ndërsa Izraeli dhe Irani nisin sulme ndaj njëri-tjetrit për të shtatën ditë radhazi, rajoni po përgatitet me ankth për një konflikt të mundshëm më të gjerë. Por mbeten pikëpyetje në lidhje me aftësinë e të dy palëve për të financuar një përpjekje të qëndrueshme lufte. Të premten, Izraeli vrau disa komandantë të lartë ushtarakë iranianë...

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrimin e automjeteve

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shpreh shqetësimin e saj të thellë për vështirësitë që po u shkaktohen shumë bizneseve me rastin e regjistrimit të automjeteve, si pasojë e Nenit 89, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2024. DHTIK thekson se...

Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

Ngushtica e Hormuzit – kjo ngushticë detare është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian. Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë...

Eurostat: Çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri më të shtrenjta se në Europë

Për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë e ka kaluar nivelin 100% (100.1%), që do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një...

Komiteti për Politikë e Financa në Gjakovë mbajti mbledhjen e radhës

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa në Gjakovë kanë mbajtur sot takimin e tyre të rregullt në të cilin ndër të tjera kanë diskutuar edhe për planifikimin e shpenzimit të parasë publike, raportin e ndërmarrjes “Stacioni i Autobusëve” dhe disa çështje të tjera në interes të komunitetit. Më poshtë gjeni kronikën e detajuar:

MINT: 1 milion euro mbështetje ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në teknologji dhe komunikim

Në vlerë prej një (1 milion euro), Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka bërë lansimin e skemës së granteve për të marrë Ndërmarrjet Mesmeve dhe të Vogla (NMVM) në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Kjo skemë ka për qëllim mbështetjen e këtyre bizneseve që paraqesin projekte, propozime për...

Senati amerikan miraton ligjin për stablecoins, një hap historik për kriptomonedhat

Senati amerikan ka miratuar një projektligj për vendosjen e rregullave të para federale mbi stablecoins – kriptomonedha të lidhura me dollarin. Ligji, i njohur si GENIUS Act, u mbështet nga të dyja partitë dhe kaloi me 68 vota pro dhe 30 kundër. Ai do të shkojë për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve, përpara se të nënshkruhet nga...

Çmimi i ​naftës sërish në rritje mes sulmeve Izrael-Iran

Nafta po shënon sërish rritje në tregtinë aziatike, e shtyrë nga sulmet e ndërsjella të reja mes Izraelit dhe Iranit, në një kontekst tensioni të lartë: Nafta e lehtë është rritur me 1.07 për qind, duke arritur në 72.54 dollarë, ndërsa Brent është rritur me 0.87 për qind, duke shkuar në 73.87 dollarë, sipas ANSA....

Bitcoin rritet me 0.5% mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Bitcoin ka shënuar një rritje prej 0.5% të martën, duke vazhduar fitimet e sesionit të mëparshëm, pas raporteve që sugjeruan se Irani mund të kërkojë armëpushim në konfliktin me Izraelin. Megjithatë, tregjet e kriptomonedhave mbetën të ndjeshme për shkak të tensioneve që vazhdojnë të eskalojnë në Lindjen e Mesme, ndërsa investitorët mbeten të përqendruar në...

Kosova drejt SEPA-s

Një ndër prioritetet kyçe për Bankën Qendrore të Kosovës mbetet përgatitja për anëtarësim në zonën e vetme të pagesave në Euro-SEPA, anëtarësim i cili pritet të sjellë mbi 55 milionë euro përfitime vjetore për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Kështu tha guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili në takimin e parë me këshillin kombëtar të pagesave....

Kosova konsumoi më shumë energji në prill 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat mujore të “Statistikave të Energjisë” për prillin e vitit 2025, duke treguar rritje të ndjeshme në konsumin e energjisë elektrike krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Sipas ASK-së, konsumi i energjisë elektrike në prill 2025 arriti në 436.33 GWh, që paraqet një rritje...

Rritet çmimi i mishit për 1 euro më shumë por rritja mund të vazhdojë prapë

Rritjes së çmimit nuk i ka shpëtuar edhe një produkt bazik për familjet. 1 euro më shumë do të paguajnë konsumatorët për 1 kilogram mish. Nga 11 euro sa ishte, sot mishi ka kushtuar 11 euro. E rritja mund të vazhdojë edhe më tutje, pohuan vet tregtarët. Qytetarët ndërkaq ndihen të shqetësuar për vështirësitë ekonomike...

Berjani: Çmimet e derivateve shënojnë rritje, shkak zhvillimet në Lindjen e Mesme

Çmimet e derivateve kanë shënuar një rritje të ndjeshme. Fadil Berjani, kryetar i shoqatës së naftëtarëve ka pohuar se rritja ka ndodhur si rezultat i zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Në tregun vendor rritja mesatarisht është shënuar 10 cent më shumë për litër. Më poshtë gjeni kronikën e detajuar:

Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, përmes Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së, të cilin e konsideron të padrejtë dhe dëmtues për bizneset vendore dhe stabilitetin ekonomik të vendit. LBK apelon për unitet institucional dhe paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe demokratike për të mbrojtur...

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës kërkon edhe njëherë pezullimin e menjëhershëm të vendimit të padrejtë të ZRRE-së. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky vendim dëmton rëndë prodhuesit, fabrikat dhe bizneset vendore, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat në...

Zhvillimet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës edhe në Kosovë

Pas situatës së krijuar në Lindjen e Mesme është rritur çmimi i naftës. Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani tha se kjo ka ndikuar edhe në Kosovë, duke u rritur çmimet e naftës për 10 centë. “Çmimet e naftës po rriten për shkak te tensioneve në mes te Izraelit dhe Iranit. Kjo...

Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimit të ZRRE-së

Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dalë në treg të hapur të energjisë elektrike. Kësisoj të njëjtat pritet që për këtë muaj të paguajnë të shumëfishtë energjinë. E për këtë, për herë të dytë të mërkurën mbi 1300 biznese dolën në protestë për të kundërshtuar vendimin...

Ekspertët shohin fundin e krizës në ekonominë gjermane

Pas viteve të krizës, ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet në vitin 2026. Institutet kryesore kërkimore i kanë korrigjuar duke i ngritur parashikimet e tyre. Megjithatë, politika tregtare e SHBA-së mbetet një rrezik. Sipas parashikimeve të reja ekonomike të instituteve kërkimore, ekonomia gjermane pritet të dalë në vitin 2026 nga kriza që po zgjat prej tri vjetësh. Instituti...

Rritet ndjeshëm çmimi i arit

Çmimet e arit u rritën ndjeshëm ndërsa investitorët ishin të shqetësuar për sulmet izraelite ndaj Iranit, të cilat shkaktuan një valë kërkese për asete të sigurta. Në tregun fizik, një ons ari vlente 3,423.46 dollarë gjatë mëngjesit, 1.2 për qind më shumë se mbyllja e djeshme. Është rritur më shumë se 3.5 për qind që...

Çmimet globale të naftës shënojnë rritjet më të mëdha ditore në vite

Çmimet globale të naftës kanë pasur rritjet e tyre më të mëdha ditore në vite, duke reflektuar frikën se një konflikt më i gjerë në Lindjen e Mesme mund të çojë në ndërprerje serioze të furnizimit me energji. Nafta e papërpunuar Brent, çmimi referues global, u rrit së fundmi me 4.3% në 72.4 dollarë për...

Emigrantët që do të sillen në Kosovë

Qeveria e Kosovës në detyrë tashmë e ka jetësuar me një vendim kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në Kosovë. Në vendimin e publikuar nga ekzekutivi thuhet se personat që do  të vijnë në Kosovë do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në...

Rexha: Çmimin e arit nuk e vendosim ne por BERZA

Pavarësisht rritjet së çmimit të arit, tregtarët thonë se çmimi nuk përcaktohet nga ata që e shesin por nga BERZA. Aktualisht në tregun e lirë në Gjakovë, një gramë ari kushton deri në 94 euro. Më poshtë gjeni kronikën e detajuar:

OpenAI dyfishon të ardhurat vjetore, arrin në 10 miliardë dollarë

Kompania OpenAI tha se së fundmi arriti në 10 miliardë dollarë të ardhura vjetore, gati dyfishi i 5.5 miliardë dollarëve të vitit të kaluar. Siç konfirmoi një zëdhënës i kompanisë për CNBC, kjo shifër përfshin të ardhurat nga produktet e konsumit, versionet e biznesit të ChatGPT dhe përdorimin e API-së së tyre. Aktualisht, OpenAI ka...

Plani i ri i BE-së godet duhanpirësit, çmimet e cigareve drejt rritjes në tërë Evropën

Duhanpirësit në Bashkimin Evropian raportohet se do të përballen me një rritje çmimesh. Sipas gazetës gjermane Bild, Komisioni Evropian, i udhëhequr nga Ursula von der Leyen, po u bën thirrje shteteve anëtare të rrisin ndjeshëm taksat e duhanit. Qëllimi i masës është të ulë numrin e rasteve të kancerit dhe të zvogëlojë barrën mbi sistemet...

Dollari bie nën presionin e Trumpit

Kërcënimet e reja të Trump për tarifa të njëanshme ndaj vendeve që nuk tregtojnë me Shtetet e Bashkuara po trondisin tregjet, përfshirë tregun e valutave, me dollarin që po pëson nga fjalët e presidentit amerikan, sipas ANSA. Euro përfitoi nga kjo, duke u rritur në orët e hershme të mëngjesit deri në 1.1532 dollarë, niveli...

​“Mos na lini pa punë”, bizneset kërkojnë tranzicion në tregun e lirë të energjisë

“Mos na lini pa punë”, “Liberalizmi i shpejtë i rrymës – monopol, jo konkurrencë”, “Mos na ndalni prodhimin”, “Mos e favorizoni importin”, “Mos na shumëfishoni faturat”, “Mos e ndalini zhvillimin ekonomik” janë disa nga thirrjet e bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat në protestën e sotme paqësore në Prishtinë. Protesta, e organizuar nga dhomat e...

​Tregjet e aksioneve në Evropë hapen me kujdes

Sot ka pasur një fillim të kujdesshëm të seancës në Evropë, sipas ANSA. Frankfurti (+0.04%) dhe Parisi (+0.08%) hapën pak mbi nivelin e mëparshëm, Milano fillimisht nisi në rritje (+0.13%) por menjëherë kaloi në rënie, ndërsa Madridi shënoi një rënie prej 0.35 për qind. Vetëm Londra u hap me një rritje të qartë, me indeksin...

Banka Botërore ul parashikimin e rritjes ekonomike globale për shkak të rritjes së tensioneve tregtare

Banka Botërore ul vlerësimet e saj të rritjes ekonomike për vitin dymijë e njëzet e pesë me zero pikë katër – pikë përqindjeje në dy pikë tre për qind, duke përmendur “një rritje të konsiderueshme të barrierave tregtare”. Shifra e rishikuar do të shënonte shkallën më të ngadaltë të rritjes që nga viti 2008. “Rritja...

SHBA-të dhe Kina bien dakord për një plan për të lehtësuar kontrollet e eksportit

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord për një kornizë për të zbatuar “armëpushimin e tyre tregtar”, thanë zyrtarët e të dyja palëve të mërkurën, pas përfundimit të dy ditëve bisedimesh në Londër për të ulur tensionet dhe për të lehtësuar kufizimet e eksportit që kërcënojnë të prishin prodhimin global. Negociatorët amerikanë dhe kinezë...

Tregu i lirë energjetik

Sot bizneset do të protestojnë në Prishtinë për të kundërshtuar daljen në tregun e lirë energjetik. Bizneset kanë paralajmëruar protestë masive derisa kanë kërkuar shtyrje të vendimit për daljen në tregun e lirë energjetik. Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat, ka organizuar një protestë paqësore që do të mbahet të...

Drejtoria për Bujqësi shpall thirrjen për mbështetje të fermerëve me pajisje bujqësore

Deri më 19 qershor do të qëndrojë e hapur thirrja për aplikim për përkrahje me mekanizëm bujqësor për bujqit e fermerët e komunës së Gjakovës. Subvencionet janë të destinuara për sektorët e vreshtarisë, lavërtarisë, perimtarisë dhe pemtarisë. Më poshtë gjeni kronikën e detajuar:

Bizneset protestojnë nesër, ftojnë qytetarët t’iu bashkohen kundër vendimit të ZRRE-së

Dhomat e tregtisë dhe industrisë kanë kërkuar shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë, derisa kanë apeluar për pjesëmarrje sa më të madhe të bizneseve dhe qytetarëve në protestën që do të mbahet nesër kundër vendimit të Zyrës të Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregun e lirë të energjisë, që hyri në...

SHBA-ja dhe Kina vazhdojnë bisedimet tregtare për ditën e dytë me radhë

Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina do të vazhdojnë të martën (sot) bisedimet tregtare për të dytën ditë me radhë në Londër, teksa shpresojnë në arritjen e një marrëveshjeje mbi kontrollin e eksporteve për produktet siç janë metalet e rralla, të cilat kanë kërcënuar tronditje të zinxhirit të furnizimit global...

SHBA-ja dhe Kina do të takohen për bisedime tregtare në Londër

Një raund i ri bisedimesh që synojnë zgjidhjen e një lufte tregtare midis SHBA-së dhe Kinës është planifikuar të zhvillohet të hënën në Londër. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të premten se një delegacion i lartë amerikan do të takohet me përfaqësues kinezë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Gjatë fundjavës, Pekini konfirmoi se...

Në BE të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë të këtij viti. Derisa ata të BE-së mbeten të përqendruar në çështje të sigurisë që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës, në Ballkanin Perëndimor më të shqetësuar janë për rritjen e...

Rafuna: Bizneset po bëhen gati të dalin në Shqipëri e Maqedoni

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka treguar se janë duke u mbyllur kompani dhe duke u larguar punëtorët nga vendet e tyre të punës shkak Liberalizimin i Tregut të Energjisë. “Një kompani e ka ndalur komplet prodhimin. Një kompani tjetër i ka hyrë riorganizimin dhe e ka njoftuar një pjesë të...

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se nga 22 maji 2025, si odë janë bërë zyrtarisht anëtare e GS1, organizatës ndërkombëtare për barkode me seli në Bruksel. Lidhur me këtë, çështja shumëvjeçare për mosnjohjen e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare tashmë është zgjidhur. “Ky sukses i rëndësishëm është arritur falë përkushtimit të...

​Ekonomia e SHBA-së shton 139 mijë vende pune

Departamenti amerikan i Punës ka bërë të ditur se në muajin maj janë shtuar njëqindetridhjetenëntë mijë vende të reja pune, më shumë se sa pritjet e tregut. Pritshmëria e tregut për listat e pagave jo-bujqësore muajin e kaluar ishte vendosur të tregonte një ngritje prej njëqindenjëzetegjashtë mijë. Shtesat e vendeve të punës për muajin prill,...

​Bien çmimet globale të ushqimeve

Çmimet e ushqimit ranë në maj nga nivelet e tyre më të larta në dy vjetët e fundit, pasi çmimet më të ulëta të misrit dhe vajit të palmës tejkaluan çmimet dukshëm më të larta për gjalpin dhe mishin. Një raport i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) ka treguar sot se indeksi...

Si pasojë e tregut të hapur energjetik, bizneset në Kosovë kanë filluar t’i mbyllin dyert

Në mbështetje të bizneseve të cilat po kundërshtojnë tregun e hapur energjetik doli edhe Oda Amerikane e bizneseve. Kryetari i saj Arian Zeka tha se shembull më i mirë për ndikimin negativ të liberalizimit të tregut energjetik pa infrastrukturë të përgatitur është mbyllja e furrës së fundit të Feronikelit para një muaji. Oda Amerikane dhe...

Rritja e çmimit të faturave të energjisë po e rëndon ekonominë e konsumatorit

Përkundër përpjekjeve për ta parandaluar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, KEDS ka aplikuar rritjen prej 16.1 për qind për konsumatorët që nga muaji maj. Konsumatorët që pranuan faturat me rritje, thonë se rritja është evidente dhe çdo ditë e më shumë po vështirëson ekonomitë familjare. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë:

Murati: Kosova pranon 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga FMN-ja

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Kosova pranon 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Murati e ka quajtur këtë si lajm të mirë. “Kjo vjen si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në, Stand-By Arrangement, në kuadër të të cilit janë paraparë reforma...

Tregu energjetik, bizneset paralajmërojnë protestë më 11 qershor

Sot, organizatat ekonomike të Kosovës kanë mbledhur rreth 300 përfaqësues të bizneseve nga e gjithë Kosova, të cilët janë goditur rëndë nga pasojat e kalimit në tregun e lirë energjetik, që ka sjellë rritje të menjëhershme dhe të paqëndrueshme të çmimit të energjisë – në disa raste mbi 250%. Aleanca Kosovare e Bizneseve, njofton se...

ATK: 460.4 milionë euro të hyra tatimore në pesë muajt e parë të vitit 2025

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025 janë mbledhur gjithsej 460.4 milionë euro të hyrat tatimore, duke shënuar një rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky rezultat dëshmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj forcimit të sistemit tatimor, rritjes së formalizimit të ekonomisë,...

Oda Ekonomike Amerikane kërkon urgjentisht ndërprerjen e procesit të liberalizimit të tregut

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të ndërpritet urgjentisht procesi i liberalizimit të tregut të energjisë derisa të përmbushen parakushtet thelbësore. Vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor, nga ky institucion është thënë se paralajmërimet e përfaqësuesve të...

180 euro çmimi i kurbanit në BIK ndërsa në tregun e lirë deri në 250 euro

Ashtu si vitet e shkuara, edhe këtë vit kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka vazhduar me traditën e shitjes së kurbanëve në shënim të festës së Kurban Bajramit. Kryeimami Visar Koshi tha se çmimi për një kurban është 180 euro ndërsa në tregun e lirë kurbanët mund të shitet deri në 250 euro. Më...

DW: Alarm në fabrikat gjermane të çelikut

Duke filluar nga e marta, hyn në fuqi rritja e tarifave për importet e çelikut dhe aluminit, me vendim të Presidentit Trump. Tarifat do të dyfishohen nga 25 në 50 përqind. Dyfishimi i tarifës amerikane për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit hyn në fuqi të martën (04.06.). Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi...

Musk e quan “të neveritshëm” ligjin për taksat dhe shpenzimet të Trumpit

Elon Musk kritikoi ashpër projektligjin “të madh dhe të bukur” të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump, duke postuar në X se “nuk mund ta durojë” legjislacionin dhe e përshkroi atë si një “gjë të neveritshme”. Projektligji – i cili përfshin lehtësime tatimore prej disa trilionë dollarësh dhe rritje të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa...

Hyjnë në fuqi tarifat e Trumpit prej 50% ndaj çelikut dhe aluminit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër që dyfishon tarifat për importet e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50%. Ky veprim rrit taksat e importit të metaleve të cilat janë produkte bazë për gjithçka, nga veturat te ushqimet e konservuara.  Rritja po ndodh për herë të dytë që nga marsi, raporton BBC....

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do të shpenzohet gjatë 20 viteve të ardhshme për përmirësimin e shëndetit dhe arsimit në Afrikë. Themeluesi 69-vjeçar i Microsoft tha se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të...

Rafuna paralajmëron se nuk do t’i ndalin protestat

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen nëse Qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim për të parandaluar liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Rafuna ka njoftuar se këshilli do të mblidhet sot dhe do të propozojë hapat e ardhshëm për veprimet në ditët në vijim. “Është një çështje që...

Rizvanolli publikon çmimet konkurruese nga ALPEX në ditën e parë të tregut të lirë të energjisë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur sërish për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë. Ajo ka ndarë disa të dhëna rreth funksionalizimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike – ALPEX, duke e cilësuar si një arritje historike për Kosovën dhe rajonin. Në një postim Rizvanolli tha se “këtu KEK siguroi energjinë...

Kina akuzon SHBA-në për shkelje të marrëveshjes tregtare

Kina ka akuzuar SHBA për shkelje të rëndë të armëpushimit tregtar, duke paralajmëruar se do të ndërmarrë masa të forta për të mbrojtur interesat e saj. Ministria e Tregtisë e Kinës tha se veprimet e Uashingtonit kanë “minuar seriozisht” marrëveshjen e arritur gjatë bisedimeve të fundit në Gjenevë, muajin e kaluar, kur të dy vendet...

ZRRE: Qëndrimi te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit nuk është zgjidhje afatgjatë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, se ka filluar me sukses vazhdimi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Sipas ZRRE-së ky proces përbën një hap të rëndësishëm dhe të shumëpritur drejt ndërtimit të një tregu të hapur, konkurrues dhe transparent, i cili do të ofrojë më...

Nga sot mbi 200% rritje e energjisë, AKB kërkon pezullim të vendimit ose do të ketë përshkallëzim të protestave

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) i cili nga sot ka hyrë në fuqi dhe i detyron rreth 1,300 biznese në Kosovë të kalojnë në tregun e lirë të energjisë, duke u përballur me një rritje ekstreme të çmimeve. Sipas AKB-së, ky vendim është “i...

Rafuna sërish kërkon kohë për bizneset

Në prag të daljes në treg të lirë të energjisë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u ka bërë thirrje edhe një herë institucioneve që ta shtyjnë këtë vendim, pasi ka arsyetuar se do të ketë efekte të mëdha negative për bizneset dhe ekonominë.  Rafuna ka thënë se bizneset nuk po dalin kundër...

Mbi 1 miliard euro nga fondet e BE-së janë përdorur në projekte diskriminuese

Qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian janë përdorur për projekte që shkelin të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara, thuhet në një raport, duke përmendur iniciativa si strehimi i ndarë për komunitetin rom, qendra për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe qendra të mbajtjes për azilkërkuesit, shkruan The Guardian. Raporti, i bazuar në...

​Rritet kostoja e ndërtimit

Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pati rritje 1.7 për qind në tremujorin e parë 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkaq, krahasuar tremujori i parë 2025 me të njëjtën periudhë 2024, indeksi i kostos së ndërtimit pati rritje 6.5 për qind, sipas të dhënave nga Agjencia e...

Karburant me çmime të volitshme? Zgjidh Petrol Company!

Me çmime që nuk janë thjesht të ulëta, por që bëjnë diferencën reale në buxhetin e përditshëm të qytetarëve, kjo kompani ka treguar qartë se është në hap me nevojat e konsumatorit modern. Nuk ka nevojë për premtime të mëdha apo fjalë të mëdha – çmimet në Petrol Company janë ndër më të ulëtat në treg.  Petrol...

Euro dhe dollari qëndrojnë në nivele të ulëta ndaj lekut

Monedha europiane euro vazhdon të tregtohet në nivele të ulëta në raport me lekun shqiptar. Në tregun valutor këtë të premte, 30 maj, euro blihet me 98 lekë dhe shitet me 98.8 lekë. Dollari amerikan gjithashtu mbahet në nivele të ngjashme, duke u blerë me 86.3 lekë dhe shitur me 87.4 lekë. Paundi britanik qëndron...

​Tregu i lirë i energjisë, Ajvazi: Po goditet boshti i ekonomisë së Kosovës

Ekonomisti dhe organizatori i protestës së djeshme të bizneseve, Kushtrim Ajvazi ka ngritur alarmin për pasojat që po sjell kalimi i një pjese të bizneseve në tregun e lirë të energjisë në Kosovë. Në një reagim publik, Ajvazi theksoi se institucionet janë duke relativizuar këtë zhvillim me të dhëna që duken të vogla në përqindje,...

Pavarësisht kundërshtimeve nga 1 qershori pritet kalimi në treg të hapur energjetik

Përfaqësues të bizneseve i bllokuan të enjten përkohësisht hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, për çka kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u lëshua në kritika ndaj Odës Ekonomike. Drejtuesi i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha gjatë protestës se bizneset po detyrohen të dalin në tregun e lirë...

Barometri i BE-së: Ngritja e çmimeve dhe papunësia, shqetësimet kryesore në Kosovë

Sipas Barometrit Standard të Bashkimit Evropian për pranverën e vitit 2025, vetëm 18 për qind e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se situata ekonomike në vend është e mirë dhe se kanë pritshmëri se gjendja përgjatë 2025-ës do të ndryshojë. Në pyetjen: Si do ta vlerësoni situatën aktuale ekonomike në Kosovë, 60 për qind e të...

Lidhja e Bizneseve kërkon pezullim një-vjeçar të vendimit të ZRRE-së

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë mbi vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për përjashtimin e 1263 bizneseve nga tregu i rregulluar, dhe kalimin në një treg të lirë. Sipas LBK-së, kjo është kthyer në monopol energjetik, me çmime të papërballueshme, shkruan IndeksOnline. Nga Lidhja e Bizneseve thonë se do...

Shitjet e Teslës në Evropë vazhdojnë të bien ndjeshëm

Shitjet e Teslës në Evropë vazhdojnë të bien ndjeshëm që prej muajit prill. Regjistrimet janë 5 475, krahasuar me 11,540 një vit më parë, një rënie prej 52,6%, me pjesën e tregut që ka rënë nga 1,3% në 0,6%. Që nga fillimi i vitit, kompania e udhëhequr nga Elon Musk ka shitur 41,677 makina apo...

BE-ja investon 150 miliardë euro për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse

Bashkimi Evropian ka miratuar zyrtarisht, më 27 maj, skemën e tij prej 150 miliardë eurosh për të rritur shpenzimet për mbrojtjen brenda bllokut. Rregullorja e ashtuquajtur SAFE (Aksioni i Sigurisë për Evropën) u propozua për herë të parë në mars nga Komisioni Evropian, si përgjigje ndaj thirrjeve të vendeve anëtare për mbështetje financiare dhe politike...

BE refuzon kërkesën e Rusisë për konsultime mbi taksën e karbonit

Bashkimi Evropian ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të zhvilluar konsultime në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) lidhur me mekanizmin e ri të taksës kufitare të karbonit, e cila prek eksportet me emetim të lartë karboni drejt BE-së. Në një dokument të dorëzuar në OBT më 26 maj, BE-ja shpjegon arsyet e këtij refuzimi duke...

Bylmeti këtë javë në Tregun e Madh me ulje të ndjeshme të çmimit, pohojnë tregtarët

Produktet e bylmetit në Tregun e Madh në qytet, sot kanë shënuar një rënie të lehtë. Këtë e pohojnë tregtarët. Ndërsa blerësit thonë se në markete produktet e bylmetit janë më lirë, por tregu ofron produkte më cilësore të bylmetit. Më poshtë gjeni kronikën e detajuar:

Beteja e Trumpit me Apple kërcënon rritje masive të çmimeve edhe për telefonat Samsung

Presidenti Donald Trump i kërkoi Apple që të largonte prodhimin nga Kina, një kërkesë të cilën kompania e përmbushi duke u zhvendosur në Indi. Por, ai përsëri nuk është i kënaqur – po kërkon që iPhone të prodhohen në SHBA. Dhe kjo betejë po kërcënon edhe telefonat Samsung. Trump deklaroi kohët e fundit se do...

Gjermani: Çmimet e energjisë bien me 5% që nga janari

Çmimet e energjisë për konsumatorët privatë në Gjermani kanë rënë me rreth pesë përqind që nga fillimi i vitit 2025, sipas një analize të publikuar së fundmi nga portali krahasues Verivox, shkruan The Local. Një familje mesatare me tre anëtarë aktualisht paguan mesatarisht 5,173 euro në vit për energji – që përfshin elektricitetin, ngrohjen dhe...

Ministria e Financave njofton për ankandin e shtatë të letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar për mbajtjen e ankandit të shtatë të letrave me vlerë për këtë vit. Sipas njoftimit, organizimi do të mbahet më 2 qershor. “Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro”, vazhdon njoftimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande...

GAP: Kosova rrezikon të humbas mbi 600 milionë euro për shkak të masave ndëshkuese nga BE-ja

Kosova vazhdon të mbetet nën masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur tash e dy vite. Si pasojë e këtyre masave shumë projekte janë pezulluar. Instituti GAP ka dalë me një raport të ti  rreth ndikimit që këto masa kanë për Kosovës. GAP thekson se rreth 613.4 milionë euro projekte të pezulluara ose të...

ASK: Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën mesatarisht për 1.6% gjatë vitit 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar vlerësimin vjetor mbi çmimet e konsumit për vitin 2024, sipas të cilit indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) në vend shënoi një rritje mesatare prej 1.6% krahasuar me vitin 2023. Sipas të dhënave të ASK-së, rritja më e madhe e çmimeve është vërejtur në disa...

​Çmimet në ‘qiell’, vetëm katër ankesa në MINT

Qytetarët e Kosovës po përballen me një rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve, një inflacion që ka shkaktuar shqetësim të gjerë në opinionin publik. Shtrenjtimi i energjisë elektrike nga ky muaj për gjashtëmbëdhjetë pikë një për qind ka nxitur një valë të re shtrenjtimesh në vend, duke e vështirësuar edhe më...

Financat e ushtrisë amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të qartë se nuk ka në plan të shkurtojë buxhetin ushtarak të vendit, i cili arrin në një trilion dollarë. Trump shpreh me këmbëngulje se, pavarësisht spekulimeve të ndryshme, ai nuk do të prekte asnjë cent nga ky buxhet. “Ne sapo morëm një buxhet ushtarak prej 1 trilion...

Zyra e AKB-së në rrafshin e Dukagjinit reagon ashpër për rritjen e tarifave të energjisë

Nëse nuk pezullohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit për energji elektrike për daljen e bizneseve nga furnizuesi universal dhe rritjen e tarifave, bizneset do të protestojnë. Kështu ka bërë të ditur Argjent Fetahu, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit-zyra në rrafshin e Dukagjinit. Ai thotë se vendimi është i njëanshëm dhe rreth 1300 biznese do...

Bellaqa: Çmimet rriten, energjia si justifikim i rremë

Pas vendimit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, janë rritur natyrshëm edhe çmimet e shumë produkteve bazike të shportës familjare. Njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa thotë se duhet të bëhet kontrollë më i shtuar te bizneset, me qëllim që të parandalohet zingjiri I rritjes së çmimeve. Më poshtë gjeni kronikën e detajuar: