Dyfishohen pagesat për ushtarët shqiptarë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Janë dyfishuar zyrtarisht me një vendim të Këshillit të Ministrave, pagesat e ushtarëve të Forcave të Armatosura shqiptare, të cilët janë me mision në Kosovë, në kuadër të stacionimit të trupave të KFOR-it.

Sipas VKM-së, pagesa do të dyfishohet, nga 6 mijë lekë në 12 mijë lekë.

Çfarë vendosi Këshilli i Ministrave?

Në vendimin nr.910, datë 22.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR, Kosovë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në pikën 4, togfjalëshi “… 31 dhjetor 2024 …” zëvendësohet me “… 31 dhjetor 2027 …”;

b) Në shkronjën “a”, të pikës 5, togfjalëshi “… në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë …” zëvendësohet me “… në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) …”.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi./AlbanianPost.com/

Read Previous

BMW ka vendosur, këto janë modelet që nuk do të kenë pasardhës

Read Next

Subvencionet në bujqësi, pritet të aplikojnë rreth 1400 fermerë nga komuna e Gjakovës