Dy zjarrfikës dhe një pilot raportohet se kanë humbur jetën pas një përplasjeje në ajër me një helikopter që luftonte një zjarr në Kaliforni.
Zyrtarët e urgjencës thanë se njëri prej avionëve ishte një helikopter zjarrfikës i cili po shuante zjarrin që kishte shpërthyer në Riverside, në jug të shtetit amerikan.
Helikopteri po kryente punë sipas kontratës me Departamentin e Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni, tha kapiteni dhe zëdhënësi, Richard Cordova.
Shefi i rajonit jugor të Cal Fire, David Fulcher, gjatë një konference për shtyp të hënën herët, ka thënë se: “Helikopteri i dytë u rrëzua dhe në mënyrë tragjike të tre anëtarët humbën jetën, ku përfshihej një shef i divizionit të Cal Fire, një kapiten i Cal Fire dhe një pilot”.
/klankosova/