Dy trafikantë shqiptarë kapen me 58 kg drogë dhe 400 mijë euro në Itali

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e dy trafikantëve shqiptarë, sa raportohet nga vetë strukturat e karabinierëve, ku u janë sekuestruar po ashtu 58 kilogramë drogë, si edhe 410 mijë euro.

Ndër të tjera, atyre u është gjetur edhe një ditar, ku mbanin shënim porositë dhe dërgesat.

Bëhet fjalë për dy shtetas, identitetet e të cilëve nuk janë bërë publikë, përtej faktit se janë një 32-vjeçar dhe një 43-vjeçar.

Efektivët e karabinierëve, sapo kanë hyrë në banesën e tyre kanë hasur me një aromë të fortë të marihuanës dhe kanë gjetur më pas sasinë e lëndës narkotike.

Por ajo që surprizon ishte edhe sasia e madhe e lekëve. Të arrestuarit kishin edhe një fletore ku shënonin aktivitetin e paligjshëm të drogës.

Aty shfaqen numra dhe emra të koduara, të cilat pritet të hetohen nga karabinierët.

/albanianpost/

Read Previous

Ushtaraku i lartë shqiptar: Mbështetje KFOR-it për sigurinë në Kosovë

Read Next

29 ton ndihma në Libi, 20% e popullsisë së Dernës rezulton e vdekur ose zhdukur në ujë