Dy lojtarë të Kosovës përfshihen në formacionin e javës në Ligën e Kombeve

Vedat Muriqi dhe Florent Muslija janë përfshirë në formacionin më të mirë të rrethit të gjashtë në Ligën e Kombeve nga “SofaScore”.

Dyshja kosovare kishin një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fundit të kësaj gare që Kosova e fitoi me rezultat 5:1 ndaj Qipros.

Muriqi është vlerësuar me notën 8.9, ndërsa Muslija ka marrë notën 8.7.

Sulmuesi nga Prizreni ishte thjesht fantastik në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dy asistime.

Ndërsa Muslija shënoi një gol shumë të bukur dhe dhuroi një asistim për Muriqin.

Kjo ishte njëkohësisht fitorja më e thellë e Kosovës në “Fadil Vokrri”, derisa një sukses të tillë e kishte arritur edhe në udhëtim te Malta.

Kosova kështu e mbyll këtë edicion në Ligën e Kombeve në vendin e dytë me nëntë pikë, gjashtë më pak se Greqia e vendit të parë. /Albanianpost.com

Read Previous

Milani i vë sytë tek Broja

Read Next

Përfundon aksioni anti-drogë në Dukagjin, asgjësohen 180 bimë të llojit marihuanë