AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Qendra gjigante e basketbollit kosovar, Dren Dedushaj, pritet t’i bashkohet skuadrës së KB “Vëllaznimi” nga Gjakova.
Burime brenda klubit gjakovar i kanë konfirmuar për TV Syri se marrëveshja është drejt finalizimit dhe pritet të bëhet zyrtare në ditët në vijim.
Dedushaj, i lindur në Prishtinë më 27 maj 1998, është njëri nga lojtarët më të gjatë të basketbollit kosovar me gjatësi prej 218 centimetrash. Pas eksperiencës universitare në SHBA me Bryant Bulldogs, ai ka luajtur për Sigal Prishtinën dhe më pas për KB Bashkimin e Prizrenit.
Me këtë lëvizje, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të shtojë përvojën në skuadër, teksa Dedushaj shihet si një aset i rëndësishëm në betejën e radhës për Superligën e Kosovës. /tvsyrivision/