Dortmund me sytë nga “Santiago Bernabeu”

Historia mund të rishkruhet sërish në Champions League. 11 vite nga ajo sfidë spektakolare, mitiku Wembley ka gjasa të shikojë sërish një derbi totalisht gjerman, mes Dortmund dhe Bayern Munich.

Verdhezinjtë e kanë arritur tashmë biletën e finales, ndërsa bavarezët duhet të thyejnë Real Madrid për të kaluar më tej. Barazimi 2-2 në ndeshjen e parë nuk lë hapësira për favorit, teksa për Bayern është shpresa e vetme për të fituar një trofe në këtë sezon katastrofik në Gjermani.

Përballë do të ketë një skuadër eksperte, pasi Real Madrid ka fituar 14 herë trofeun, ndërsa në stol është një ISH si Carlo Ancelotti. Italiani ka një statistikë tepër interesante, pasi në Champions nuk ka humbur asnjë prej 9 takimeve me ish-skuadrat që ka drejtuar në të shkuarën, për një total 6 fitore e 3 barazime.

Në këtë kontekst, Bayern luan si inferior, edhe pse rekordi me skuadrat e La Liga i jep liri për të tentuar finalen. Vetëm një humbje në 12 ndeshjet e fundit kundër skuadrave spanjolle për gjigantin e Bundesligës, i gatshëm për të dhënë gjithçka në sprintin drejt Londrës./Klan News

Read Previous

Ancelotti: Mundësi e madhe për të arritur në finale

Read Next

Miratohet Udhëzimi administrativ për të Drejtat dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës