DKA harton Draft Rregulloren për kutitë e ankesave

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë ka hartuar një draft rregullore për kutitë e ankesave në institucionet e arsimit parauniversitar në komunën e Gjakovës, për të cilat më detajisht tregon drejtori i drejtorisë komunale të arsimit, Gjevalin Nikollbibaj.

Këtë iniciativë e sheh si të qëlluar Arbënor Pozhegu, drejtor i shkollës Mazllum Këpuska.

Mësimdhënësja Mentore Vejsa theksoi se kjo iniciativë do e përmirësojë kualitetin e procesit mësimor në këtë shkollë.

Edhe nxënësit e kësaj shkolle thanë se ndjehen mirë kur kanë ku ti adresojnë kritikat apo sygjerimet e tyre.

Zana Rudi, drejtoreshë e shkollës Mustafa Bakija potencoi se me hyrjen në fuqi të kësaj rregullore do të adresohen më lehtë çështje të shumta që ndodhin brenda shkollës.

Drejtori i arsimit në Gjakovë theksoi se paraprakisht do të mbahen trajnime për të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë procedurë.

Read Previous

​Më 8 mars “Marshojmë s’festojmë”, kundër patriarkatit që vret

Read Next

Në shkollën “Zekeria Rexha” u mbajt olimpiada matematikore