Dita e Shën Nënë Terezës

Plot 18 vjet më parë, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II.

Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.

Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra-mijëra pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të Selisë së Shenjtë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhi, ose Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87 vjeçare më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqe./ KP

Read Previous

Meliza Haradinaj lirohet nga akuza për raportim të rremë të pasurisë

Read Next

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë të hospitalizuar me Covid-19