Dita Botërore e Ujit, OKB: Rreziku për një krizë globale, i pashmangshëm

Në Ditën Botërore të Ujit, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar edhe njëherë alarmin se uji është gjithnjë e më shumë në rrezik për shkak të zhvillimit dhe konsumit pa kriter.

Në raportin e fundit, OKB ve në pah kërcënimin për një krizë të pashmangshme për ujë në vitet në vijim pasi mungesa e tij është duke u përkeqësuar.

Sipas sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres “bota po ecën verbërisht në një rrugë të rrezikshme me përdorimin e paqëndrueshëm të ujit, ndotjes dhe ngrohjes globale”.

Studimi tregon se rreth dy miliardë njerëz nuk kanë akses në ujë të pijshëm të sigurt, ndërsa 3.6 miliardë nuk kanë akses në shërbime të besueshme sanitare.

“Mungesa e ujit po bëhet endemike”, thuhet në raport, i cili vë në dukje se përdorimi global i ujit është rritur me rreth 1% çdo vit gjatë 40 viteve të fundit dhe pritet të ruajë ritme të ngjashme deri në vitin 2050. /abcnews.al

Read Previous

Një e moshuar gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjakovë

Read Next

Amazon shkurton edhe 9000 vende të tjera pune