Dita 56 e luftës- Si është situata në Ukrainë

· Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se intensiteti i sulmit nga trupat ruse drejt Kharkiv, Donbas dhe Dnipro është “rritur ndjeshëm”, një ditë pasi Kremlini nisi sulmet në Ukrainën lindore.

· Zelensky tha se situata në qytetin e rrethuar të Mariupolit është shumë e rëndë. “Ushtria ruse po bllokon çdo përpjekje për të organizuar korridoret humanitare dhe për të shpëtuar popullin tonë,” tha presidenti. “Fati i të paktën dhjetëra mijëra banorëve të Mariupolit që më parë ishin zhvendosur në territorin e kontrolluar nga Rusia nuk dihet.”

· Forcat ruse kanë pushtuar Kreminën në rajonin Donbas dhe trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti, tha guvernatori rajonal. Kremina, një qytet me më shumë se 18,000 banorë rreth 560 km në jug-lindje të Kievit, duket të jetë qyteti i parë i pushtuar nga Rusia në Ukrainën lindore.

· Një biznesmen rus, Oleg Tinkov, ka folur kundër luftës “të çmendur” në Ukrainë dhe i përshkroi mbështetësit e veprimeve ushtarake të Moskës si “marrëza”. Në një postim në Instagram, Tinkov, i cili është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, tha se “90% e rusëve janë kundër” luftës.

· Rusia ka vendosur deri në 20,000 mercenarë nga Siria, Libia dhe gjetkë në rajonin e Donbasit, sipas një zyrtari europian.

· Rusia po dëbon 31 diplomatë holandezë, belgë dhe austriakë pasi Holanda, Belgjika dhe Austria njoftuan dëbimin e disa diplomatëve rusë.

/AnabelMedia/

Read Previous

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit Adolf Hitler

Read Next

Armët për Ukrainën, vazhdon presioni ndaj kancelarit gjerman Scholz