Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Evropianit të xhudos

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja pejane në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler për ta siguruar së paku medaljen e argjendtë, por që do ta kërkojë edhe të artën në finale gjithsesi.

Paraprakisht, xhudistja pejane e eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u plasuar në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë.

“Disi” e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë e mposhti ukrainasen Anna Borodina.

E në gjysmëfinale, kampionia olimpike ishte më e suksesshme sesa spanjollja do të ketë punë me spanjollen Soler.

Ndërkohë, garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha u eliminua qysh në rrethin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë, pasi u mposht nga kroatja Tihea Topolovec.

/GazetaSinjali/


Read Previous

Belgjika merr frymëzim nga Danimarka, propozohet dërgimi i të burgosurve në Kosovë

Read Next

Blinken thekson nevojën e angazhimit të drejtpërdrejtë në bisedimet SHBA-Kinë